Numër rekord i vdekjeve nga Kovid-19 në SHBA

TË FUNDIT

Numër rekord i vdekjeve nga koronavirusi është regjistruar në SHBA gjatë 24 orëve të fundit – 2.658, tregojnë të dhënat e Universitetit Xhon Hopkins.

Sipas Universitetit, numri mesatar ditor i vdekjeve në SHBA gjatë kësaj periudhe arrin 1.531.

Në 24 orët e fundit në vend janë hospitalizuar një numër rekord prej 100.226 pacientëve të infektuar me Kovid-19.