Numër rekord i të vdekurve në SHBA nga Kovid-19 për një ditë

TË FUNDIT

SHBA ka evidentuar numrin më të madh të rasteve të vdekjes me Kovid-19 nga fillimi i pandemisë në vend. Dje kanë vdekur 3.054 njerëz si pasojë e koronavirusit.

Rekordi i mëparshëm negativ ishte vendosur më 7 maj, kur vdiqën 2,769 pacientë, informon Bi-Bi-Si.

Në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 106,000 njerëz janë shtruar në spital për shkak të koronavirusit, dhe në disa shtete spitalet janë plot, kurse ekspertët mjekësorë paralajmërojnë se gjërat mund të përkeqësohen në javët e ardhshme nëse qytetarët vazhdojnë të injorojnë paralajmërimet e udhëtimit dhe tubimet e mëdha.

Ekspertët besojnë se rritja e numrit të të sëmurëve dhe të vdekurve është për shkak të relaksimit të popullatës gjatë Ditës së falënderimeve.