Numër rekord i të burgosurve në Zvicër, mbushen 97% të kapaciteteve

TË FUNDIT

Numri i të burgosurve në burgjet zvicerane, deri më 31 janar 2026, ka arritur në 7.119 persona, që është shifra më e lartë që nga fillimi i mbajtjes së statistikave, thuhet në raportin e Zyrës Federale të Statistikave (FSO), i publikuar sot, përcjell TV21. Numri i lartë i të burgosurve ka sjellë një shkallë kombëtare të mbushjes së institucioneve korrektuese prej 97 për qind, raporton “Swiss Info”.

Nga gjithsej 7.119 të burgosur, 63 për qind po vuajnë dënime me burg ose masa të shqiptuara nga gjykata, 31 për qind ndodheshin në paraburgim ose ishin ndaluar për arsye sigurie, ndërsa gjashtë për qind ishin të burgosur për arsye të tjera.

Të dhënat bazohen në Statistikat e Vendimeve Penale dhe Statistikat e Burgjeve, të cilat u publikuan sot nga FSO.

Numri i dënimeve të shkurtra me burg pa kusht ka rënë në nivelin më të ulët historik me 2.937 raste, ndërsa numri i gjobave me kusht, që është masa më e zakonshme, ka arritur në 78.693 raste.

Numri i referimeve tek shërbimet shtetërore ka mbetur i qëndrueshëm vitin e kaluar, me 2.272 raste ku janë lëshuar urdhra deportimi, nga të cilat 94 për qind kanë qenë të detyrueshme.

Më shumë se gjysma e urdhrave janë lëshuar për periudha më të gjata se pesë vjet, ndërsa 37 për qind kanë të bëjnë me persona nga një vend anëtar i Bashkimit Evropian.