Që pas zënkës së javës së kaluar mes deputetëve të opozitës shqiptare dhe deputetit Dimitar Apasiev, që nuk po ndalonte me fjalën e tij, në komisioni për Mbrojtje dhe Siguri ende nuk është rikthyer debati për amendamentet për ndryshim të ligjit për shtetësi.
Mos rikthimin e debatit të qartë nuk e ka as koordinatori i grupit parlamentar Aleanca-Alternativa, Skënder Rexhepi, i cili hedh dyshimet se nuk është vetëm “e Majta” fajtore për bllokim, sepse siç shprehet, ka për bashkëpunëtorë ka si shumicën po ashtu edhe opozitën maqedonase, që duan të bllokojnë por të mos marrim përgjegjësi.
“Për fat të keq tek të dyja, edhe subjektet politike qeveritare edhe subjektet politike opozitare, pasi që nuk e kuptoj cili është interesi i tyre kur kemi të bëjmë me një kategori qytetarësh për një çështje shumë esenciale. Në këtë anë proklamojnë e reklamojnë që janë pro sigurimit të shtetësisë së asaj kategorie qytetarësh, po në anën tjetër gjejnë forma të tjera terciale, tërthorazi, që ta bëjnë bllokimin e tyre”, theksoi Skender Rexhepi – Koordinator i Grupit Parlamentar ASH-AAA.
Shumica parlamentare është e detyruar që me urgjencë të thërras mbledhjen e Komisionit, shprehet
Rexhepi, përndryshe paralajmëron sërish bllokim të Kuvendit, nëse brenda këtyre ditëve nuk gjendet një zgjidhje. Kryetari i komisionit, Mile Talevski, shpjegon se sot në rend dite ishte caktuar seanca për zgjatje të afatit për gjendje të krizës, por nuk jep datë se kur mund të rikthehet ajo për Ligjin për Shtetësi.
“Propozim ligji për ndryshim të ligjit për Shtetësi është pikë në seancën e 13-të të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri dhe për vazhdimin e të njëjtën do të informoheni në kohë”, tha Mile Televski – kryetar i Komisionit MS.
E kryetari, njëherazi edhe deputet i “Së Majtës”, Dimitar Apasiev, thotë se nuk e ka ndërmend të ndalojë me fjalimin e tij, ndërsa kërkon edhe tërheqje të ligjit.
“Gjithsesi që do të vazhdoj me fjalimin, sepse ende më vazhdon. Shpresojmë se ligji do të tërhiqet”, potencoi deputeti i të “Majtës”, Dimitar Apasiev.
VMRO-DPMNE-ja ka kritikat e saj mbi propozim ligjin, ndërsa paraprakisht pat kërkuar edhe debat publik për ndryshimet që kërkohen të bëhen. Shumica, përfshirë këtu LSDM-në, BDI-në dhe Besën janë shprehur pro ndryshimeve të propozuar, ndërsa në seanca e mëparshme kërkonin konstruktivitet nga opozitarët, që të mos e zvarrisin komisionin me kërkesa dhe procedurale të vazhdueshme.
