Nuk tërhiqet rritja e taksës ekologjike, Qeveria nesër sjellë vendim edhe për TVSH-në për rrymën

TË FUNDIT

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk mendon të heqë dorë nga vendimi për rritjen e taksës ekologjike për derivatet e naftëse dhe të ulë TVSH-në për çmimin e energjisë elektrike të amvisërisë.

Që të dy propozimet do të shqyrtohen nesër, në seancë qeveritare, njoftoi ministri i Financace, Fatmir Besimi.

“Janë dy masa që do të shqyrtohen nesër, në seancë qeveritare dhe të sillet vendim ndaj të njëjtave. Sa i takon TVSH-së së energjisë elektrike për amvisëritë, nga 18 do të ulet në 5% dhe kjo do të zgjasë një vit. Pas kësaj, vitin e ardhshëm do të jetë 10%, kurse vitin e ardhshëm – vitin e tretë kthehet në 18%. Kjo ka për qëllim që të ndihmohen gjatë liberalizimit të transitit të energjisë elektrike të amvisërive, përkatësisht ajo të adaptohet me vetë shërbimet, që defakto nënkupton se për aq vlerë do të ketë më pak të hyra në buxhet”, tha Beesimi, transmeton TV21.

“Sa i takon taksës ekologjike, ai është Ligj tjetër që përgatitet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor apo Ligji për mjedis jetësor. Aty, pjesa që parashihet për taksën ekologjike parasheh rritje të me qëllim që të mbështeten projekte për mjedisin jetësor, projekte që nënkuptojnë agjendë të gjelbër dhe energji të ripërtëritshme”, shtoi më tej Besimi./TV21