Pacientët ankohen se ka 15 ditë që nuk po punon rëntgeni në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” dhe se nuk mund të kryejnë kontrollet. Për këtë e pyetëm ministrin e shëndetësisë Fatmir Mexhitin, por tha se nuk ka informacione të tilla.
“Menjëherë do e vërtetojmë dhe t’iu informojmë se për çfarë bëhet fjalë, ndoshta është ndonjë defekt por nuk kam informacion të tillë. “- deklaroi Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë.
Luben Arsenokov, drejtori i Spitalit të Qytetit në Shkup për TV21 e pohoi se aparatet me rreze X nuk po fotografojnë për shkak të dëmtimeve të skeletit.
“Është e vërtetë qe aparatet e imazhit me rreze X nuk po fotografojnë për shkak të dëmtimeve të skeletit. Pajisjet janë në funksion por transferimi i imazhin në CD, e ashtuquajtur PACS nuk është në funksion. Presim javën e ardhshme të jetë plotësisht funksional.”- tha Luben Arsenokov, drejtor i Spitalit të Qytetit.
Për këtë problematikë drejtori Arsenokov u kërkon falje pacientëve që nuk po munden t’ua plotësojnë nevojat.
