Institucionet në vend nuk i zbatojnë rekomandimet për pengimin e korrupsionit dhe nepotizmit, kështu ka treguar raporti i Transparency international dhe Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit. Sllagjana Taseva nga kjo organizatë tha se vetëm 47% e rekomandimeve për antikorrupsion kanë filluar të zbatohen pjesërisht, ndërsa për 53% të tyre nuk ka asnjë iniciativë.
“Në sferën e plotësimit të vendeve të punës përmes procedurës për punësim, avancim dhe mobilim të të punësuarve të sektorit publik, 74% të rekomandimeve pjesërisht janë zbatuar ndërsa 26% nuk kanë filluar fare zbatimin. Për rekomandimet për kuadrot profesionit dhe kompetent në administratën publike, ka vetëm 25% implementim të pjesshëm”, deklaroi Sllagjana Taseva.
