Nuk do të ndryshojë shuma e vauçerëve turistikë, as edhe kushtet për aplikim, kështu ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka bërë të ditur se kushtet për të fituar vauçerë turistikë, mbeten të njëjtat.
“Sa i takon kësaj mase, nuk do të ketë ndryshime”, tha Bekteshi, transmeton TV21.
Sa i takon rritjes së mjeteve për këtë masë, Bekteshi tha se turizmi tanimë është përfshirë në masat tjera të subvencionimit, nëse as ato nuk japin rezultatet e pritura, atëherë pritet të shihet se çfarë masash do të ndërmerren pas përfundimit të sezonit turistik./TV21
