Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, e ka përmbyllur me sukses një sezon veror.
Ajo ka qenë e angazhuar me mbrëmje e koncerte të ndryshme përreth trojeve shqiptare. Po ashtu gjatë kësaj kohe ka lansuar edhe dhjetë këngë, në mesin e tyre edhe disa bashkëpunime.
Artistja tani ka treguar se do të bëjë pak pushim për veten dhe se do të rikthehet sërish me projekte të reja.
“Faleminderit juve, familjes, ekipit, bashkëpunëtorëve. Nuk ndalem. Është vetëm fillimi”, ka shkruar ajo në një video me këngët që ka sjell gjatë kësaj periudhe./21Media
