Nuk mbështetet rezoluta e Shqipërisë për të dënuar Rusinë në Këshillin e Sigurimit

TË FUNDIT

Këshilli i Sigurimit pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara votoi për projekt-rezolutë e propozuar nga Shqipëria për të dënuar sulmin rus në Ukrainë dhe kërkon tërheqjen e trupave ruse. Për rezolutën votuan 11 shtete anëtare, tre abstenuan, të cilat ishin Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa një votoi kundër, respektivisht vetë Rusia.

Pasi kjo e fundit ka të drejtën e vetos, rezoluta nuk u mbështet.

Kina kërkoi që në rezolutë nga “dënojmë pushtimin e Rusisë” të shkruhet “dënojmë sulmet e Rusisë” ndaj Ukrainës.

Projekt-rezoluta e propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, mbështetet, e që u nënshkrua nga Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha dhe homologia e tij amerikane Linda Thomas-Greenfield bazohej tek neni i shtatë i Kartës së OKB-së, që parashikon “veprim nga forcat ajrore, detare ose tokësore” për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.