Nuk ka zgjedhje të parakohshme!

TË FUNDIT

Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Këtë për TV21 e konfirmojnë burime të larta nga LSDM-ja.

“Të dielën kemi mbledhje në Kryesinë Qendrore. Këtu do të vendosim në konsultim me Kryesinë Qendrore. Por zgjedhjet nuk janë më opsion sepse data për në tetor është e sigurt” tha për TV21 burimi i lartë nga LSDM-ja.

Kjo përgjigje vjen pas pyetjes se cilin nga opsionet e përmendura do ta aktivizojë Kryeministri pasi dje u morr vesh se as në qershor e as në korrik nuk do të ketë vendim që Maqedonia e Veriut të marrë datë për fillim të negociatave aderuese për në BE.

Përndryshe para rreth një jave, Kryeministri Zoran Zaev tha se dëshira e tij është që në qershor ose korrik të ketë datë për nisje bisedimesh.Nëse ndodh kështu do të vazhdohet me rikonstruimin e kabinetit qeveritar pat deklaruar Zaev, e nëse ka vonesa për datën, siç u morr vesh dje se Gjermania do të vendosë në shtator për RMV-në, Zaev përmendi disa opsione të mundura, si kthimin e mandatit, qeveri e re, zgjedhjet e parakohshme ose përgjegjësi për mosmarrje të datës.

Megjithatë ende nuk dihet se ç’vendim do të marrë Kryeministri. “Të dielën do të vendoset se çfarë do të bëjmë” thotë burimi ynë, duke mos pranuar të japë hollësi.

B.Arifi