Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se edhe përskaj vendosjes së kushteve në kufijtë e vendit, siç është certifikata e vaksinimit, testi PCR negativ apo vërtetimi se kemi kaluar Covid-19 në 45 ditë e fundit, nuk ka mundësi për testim në kufijtë e vendit.
“Nuk do të ketë mundësi të testohemi në kufijtë, pasi në kufij do të duhet vetëm të dorëzohen dokumentet e nevojshme për hyrje”, tha Muhamed Hoxha, zëdhënës i Qeverisë, transmeton TV21.
I pyetur se pse kërkohen dokumente edhe gjatë daljes nga vendi, ai sqaroi që të tregohet se shteti është e përkushtuar në realizimin e politikave për imunizimin e popullsisë dhe ngaqë shume shtete evropiane dhe të rajonit tashmë kërkojnë dokumente të Covid-19 gjatë hyrjes në to./TV21
