Nuk ka marrëveshje midis Gancit dhe Netanjahut për Qeveri për unitet kombëtar në kohë të koranavirusit

TË FUNDIT

Liderët e partisë Likuid dhe të Unionti “bardhë e zi”, kryerësi aktual i detyrës kryeministër aktual Benjamin Netanjahu dhe rivali i tij kryesor politik Beni Ganci, nuk u dakorduan për formimin e qeverisë së përbashkët.

Marrëveshja nuk u arrit deri në afatin përfundimtar, sonte në mesnatë, që u ishte dhënë nga presidenti izraelit Reuvane Rivlin, edhe krahas “përparimit të dukshëm” që disa ditëve të kaluara e arritën ekipet e negociimit të të dyja partive, dhe detyrën tani sërish në duart e veta do të marrë parlamenti.

Hina i transmeton mediat izraelite, që theksojnë se negociatorët janë takuar edhe pas përfundimit të afatit.

Presidenti edhe  më herët paralajmëroi se në rast të mossuksesit në negociatat detyrën për formimin  qeverisë do t’ia lërë parlamentit.

Netanjahu në krye të qeverisë teknike ndodhet nga fundi i vitit 2018.

Tani çdo deputet në Knesetin do të ketë mundësi të formojë qeveri nëse siguron mbështetje prej 61 deputetëve në parlament.

Nëse nuk arrihet edhe në këtë, atëherë izraelitët do të detyrohen edhe për të katërtën herë nga prilli i vitit të kaluar të dalin në zgjedhje./MIA