Nuk ka kafe pas orës 21! Hotelierët ankohen për masën e re të Qeverisë

TË FUNDIT

Qytetarët nuk mund të vizitojnë restorantet dhe kafe baret pas orës 21, për shkak se nga sot orari i ri i punës i objekteve hotelerike do të jetë deri në orën 21. Kundër këtij vendimi është Oda e pavarur e hotelierëve. Thonë se kjo masë do ta përkeqësojë tashmë gjendjen e keqe të objekteve hotelerike, për shkak se pronarët do të jenë të detyruar të largojnë nga puna punëtorë, ndërsa do të kenë dhe humbje të mëdha. Nga Qeveria thonë se do u ndihmojnë hotelierëve dhe nëse është e nevojshme do të miratojnë edhe set tjetër të masave. Deri në fund të javës duhet të miratohen vendimet për ndihmesën e këtij sektori. Mes tjerash, Qeveria e angazhoi ministrinë për punë dhe politikë sociale në afat prej 15 ditëve të dorëzojë zgjidhje ligjore për ndryshime ligjore që e diela të shpallet ditë jo pune./TV21