Nuk ka emra të rinj në listën e Milevskit!  Maqedonia do të zhvillojë ndeshje miqësore me Kroacinë dhe Çekinë

TË FUNDIT

Maqedonia në muajin qershor do të luajë dy ndeshje miqësore në transfertë. Përfaqësuesja do të përballet me Kroacinë dhe Çekinë, dy teste të forta para ndeshjeve kualifikuese të Botërorit dhe Ligës së Kombeve, përcjell TV21. Trajneri Blagoja Milevski nuk ka bërë ndryshime drastike në listë dhe ka thirrur lojtarë që edhe më parë e kishin veshur fanellën verdhekuqe. Sa i përket skuadrës, ai theksoi se bëhet fjalë për lojtarë që tashmë e kanë konfirmuar se mund të jenë konkurrues, ndërsa ndeshjet miqësore i vlerësoi si një test shumë të mirë dhe të fortë.

 Nga skuadra aktuale i pasigurt është vetëm Darko Velkovski, i cili është në fazën e fundit të rikuperimit nga lëndimi. Pjesa tjetër janë të shëndoshë dhe nëse përzgjedhësi do të mund të llogarisë te mbrojtësi do të dihet në periudhën në vijim. Mbledhja është më 27 maj, ndërsa miqësoret më 3 qershor në Rijekë dhe 10 qershor në Hradec Kralove.