Nuk ka “dritë jeshile” nga Bullgaria! Zaharieva: Në takim arritëm progres, por nuk mjafton

TË FUNDIT

Ka progres për çështjet e hapura, por kjo nuk mjafton dhe nuk mund ta miratojmë kornizën e negociatave. Këtë e deklaroi ministrja për punë të jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva pas takimit të djeshëm me Dimitrov dhe Osmanin në Berlin. Ajo tha se Maqedonia vitin e kaluar po e shkel Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, ndërsa si një nga kërkesat e përmendi edhe atë që vendi jonë të mos e  ngrit çështjen e pakicave në organizatat ndërkombëtare.

 “Mospranimi i të vërtetës historike ka ndikim serioz në kohën e tanishme dhe realitetin, duke u shprehur në pretendimet e pakicave. Kështu që ajo është një nga shumë linjat e kuqe të rëndësishme të Bullgarisë, për çështjen e përmbushjes së Marrëveshjes”, tha Ektarina Zaharieva – Shefe e Diplomacisë Bullgare.

Në lidhje me çështjen e gjuhës maqedonase, Zaharieva tha se ka pasur dy oferta nga pala maqedonase, por asnjëra nuk ka qenë e mjaftueshme për Sofjen.


“Ne sërish theksuam se ka dy variante ose opsioni i vitit 2017, i cili për ne absolutisht është i pamjaftueshëm. Nuk jemi të përgatitur të miratojmë negociata për një kornizë, por punojmë në mënyrë aktive me kryesimin gjerman dhe me kolegët e Maqedonisë së Veriut të japim mbështetje që kërkesat e Bullgarisë të jenë pjesë e kornizës negocuese”, theksoi Ektarina Zaharieva – Ministre për Punë të Jashtme e Bullgarisë.

Antonijo Milloshoski, për nesër e thirri Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme, ku, siç tha, do të debatohet për unifikimin e një qëndrimi kombëtar lidhur me pozicionet e Sofjes zyrtare që kanë të bëjnë me euro-integrimet e Maqedonisë.


“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ishte dashur që deri më tani, por nuk është vonë as nesër, të kishte një qëndrim të përbashkët, me të cilin do ta dënonte Memorandumin e Sofjes zyrtare, si anakronizëm historik. Nëse kemi qëndrim të tillë, edhe për përfaqësuesit tonë do të jetë më e lehtë në çdo bisedë, sepse siç e shohim Zaharieva po thirret në qëndrimet e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë dhe këto qëndrime i përfaqëson edhe në Berlin, edhe në Bruksel”, deklaroi Antonio Milloshoski – Komisioni për Punë të Jashtme.

Këshilli i Ministrave duhet të mbahet më 10 nëntor, ku do të përcaktohet korniza negocuese, kurse Konferenca e parë Ndërqeveritare është planifikuar të mbahet në dhjetor.