“Nuk ka asnjë vepër penale me blerjen e softuerit”/ Rashkovski do të kërkojë që qeveria pajisjen ta çojë në sallën e gjyqit

TË FUNDIT

“Me asgjë nuk është konfirmuar asnjë vepër penale dhe kjo do të vërtetohet pas procedurës së dëshmisë para prokurorisë”, tha ish sekretari i përgjithshëm i qeverisë Dragi Rashkovski i cili sot në brifing para gazetarëve i prezantoi dokumentet për blerjen e softuerit për matjen e shpejtësisë së automjeteve. Rashkovski tha se për blerjen e softuerit ka vendim në procedurë ligjore dhe se i njëjti është blerë për nevojat e qeverisë e jo për MPB.

“Vetë vendimi është marrë në procedurën e paraparë ligjore dhe nga ana e organit ligjor, kompetent për këtë qëllim. Dokumenti i dytë që e patë është procesverbali për pranimin teknik që tregon se softueri që është objekt i aktakuzës është në rregull në aspekt teknik, është dorëzuar dhe është plotësisht në funksion.”- deklaroi Dragi Rashkovski, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë.

Rashkovski thotë se Prokuroria në qershor të vitit 2021 ka marrë shkresë nga ana e Sekretariatit të përgjithshëm të qeverisë se pajisja është blerë dhe gjendet në Qeveri, por nuk e ka të qartë se pse prokuroria nuk e propozon në procedurën e dëshmisë në aktakuzën që po udhëhiqet kundër tij.

Deklarata, përkatësisht shkesa nga sekretari i përgjithshëm i asaj kohe, Muhamed Zekiri  e konfirmon instalimin e softuerëve të këtillë, e konfirmon materiali i dorëzuar nga hardueri dhe me këtë konfirmohet se furnizimi i tillë publik në tërësi është realizuar.”- pohoi Dragi Rashkovski, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë.

Gjykimi për ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski i cili së bashku me 6 persona të tjerë akuzohet për blerjen ilegale të softuerit, vazhdon më 1 nëntor pasi në seancën e sotme në Gjykatën Themelore Shkup dëshmuan disa dëshmitarë që i propozoi Prokuroria. Rashkovski pohoi se softueri duhet të jetë pjesë e të ashtuquajturit “Safe City”, por institucioni i vetëm me të drejtë për të dënuar, MPB-ja, shumë shpejtë e rrëzoi tezën e Rashkovskit duke thënë  se as kërkuan e as planifikon që ta shfrytëzojë softuerin për të cilin askush nuk e ka pyetur këtë ministri.