Reperi Mozzik ka njoftuar fansat e tij se 20 këngë të reja pritet të publikohen nga këngëtari dhe siç tha, do të jetë albumi më i mirë në shqiptari.
Por në një “Instastory” tjetër, Mozzik tha se nuk ka treguar akoma asgjë dhe pritet që ditëve në vijim ai të jap informacione më të detajuara.
“20 këngë komplet të reja. Besën e keni që keni për të dëgjuar albumin më të fortë në Shqiptari najher. Edhe akoma nuk ju kam treguar asgjë. Këto ditë do të flasim përsëri. Ju dua!”, ka shkruar Mozzik.
Kohëve të fundit reperi në vazhdimësi ka njoftuar se diçka e madhe do të vijë nga ai por që akoma nuk ka shuar kureshtjen e fansave.
