Nuk jam larguar nga AAK-ja, kam një mendim ndryshe, tha Reshitaj

TË FUNDIT

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj ka njoftuar se nuk është larguar nga partia, por se ka një mendim ndryshe.

“Nuk jam larguar absolutisht, unë kam një mendim ndryshe”, tha Reshitaj.

Thotë se mori pjesë në seancë, për të shprehur pakënaqësinë ndaj faktorizimit të Listës Serbe.

“Unë thjesht e kam zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ku thotë se ne duhet të marrim pjesë gjatë votimeve”, tha Reshitaj.

“Unë nuk kam ardhur këtu që të votoj për ose kundër, por kam ardhur që të votoj kundër politikave të Listës Serbe e cila për 10 vjet ka vendosur për këtë vend”, shtoi Reshitaj.