“Nuk jam fajtor” – Maduro përballet me drejtësinë në SHBA

TË FUNDIT

Pas rreth 30 minutash ka përfunduar seanca e parë gjyqësore për Nicolás Maduron dhe bashkëshorten e tij, pas arrestimit të tyre nga SHBA.

Pasi dëgjoi një përmbledhje të akuzave kundër tij Maduro, u deklarua i pafajshëm në gjykatën federale në Nju Jork.

“Nuk jam fajtor”, tha Maduro kur gjykatësi Hellerstein e pyeti se çfarë donte të deklaronte.

“Unë jam një njeri i ndershëm. Unë jam ende president i vendit tim”, shtoi Maduro.

Ndërkaq, sipas mediave amerikane, seanca e radhës për presidentin e rrëzuar të Venezuelës është caktuar me 17 mars.

Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores, u arrestuan  nga kompleksi i tyre në Karakas të shtunën dhe u dërguan me aeroplan në SHBA si pjesë e një operacioni të forcave speciale.