Inspektorati shtetëror i tregut ka kryer më shumë se 550 kontrolle nëpër markete dhe ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 6 milionë denarë. Nga 19 shtatori deri tani janë mbyllur 10 markete. Drejtori i inspektoratit Goran Trajkovski njoftoi se gjobat janë për mosrespektim të vendimit që solli qeveria, për uljen e çmimeve të disa produkteve ushqimore.
“Secili që nuk respekton masat e Qeverisë do të dënohet sipas ligjit për tregëti, dhe secili që në cfarë do mënyre i sjell në hutim harxhuesit gjegjëisht qytetarët, do të mbyllet pa kompromisë sipas ligjit për mbrotjen e harxhuesve. Dhe secili që e përsërit veprën do të mbyllet për kohë më të gjatë”, tha Goran Trajkovski drejtor ISHT.
Trajkovski gjithashtu paralajmëroi të gjithë tregtarët e paregjistruar, të regjistrohen deri më 15 tetor, sepse do të ketë kontrolle të intensifikuara. Nëse kapët ndonjë kompani e pa regjistruar do t’i konfiskohet malli.
“ Nuk është e drejtë në ditët e sotme të jesh i pa regjistruar dhe nuk është e drejtë për ata që paguajnë rregullisht tatim ndaj shtetit dhe të gjitha tarifar tjera. Ose të gjithë së bashku do të funsionojmë dhe ndërtojmë sistem të drejtë, ndërsa ata që nuk duan të jenë pjesë e atij sistemi do të dënohen pa selektim dhe pa kompromis sipas të gjitha ligjeve me të cilat vepron ISHT”, deklaroi Goran Trajkovski drejtor ISHT.
Të gjitha këto vendime Trajkovski thotë se janë marrë për të mirën e qytetarëve, ndërsa apeloi edhe për raportim të parregullsive në numrin e telefonit 191 i cili punon 24/7.
