Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se ora policore do të vazhdojë të vlejë edhe më tej.
Ajo nuk do të ketë ndryshime, do të thotë do të fillojë në ora 22:00 dhe mbaron në ora 05:00 të ditës së nesërme.
“Ora policore vazhdon. Kufizimi i lëvizjes është prej 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Komisioni për sëmundje ngjitëse gjatë ditëve në vijim, sipas analizës epidemiologjike do të vërtetojë se a janë të nevojshme masa shtesë restriktive. Apeloj për respektim të masave dhe protokolleve shëndetësore”, tha Filipçe në profilin e tij në “Facebook”.
Shton, se gjatë ditës së nesërme Komisioni për sëmundje ngjitëse do të diskutojë, se a duhet të zbatohen edhe masa të tjera shtesë më rigoroze./TV21
