“Nuk është vetëm helmeta, rrobat…” – profesori Grajçevci thotë se përgjegjës për sigurinë e punëtorëve, është inxhinieri i ndërtimit

TË FUNDIT

Profesori Florim Grajçevci është mysafir në emisionin “Rubin Hud” që transmetohet prej orës 12:05 në TV21.

Duke folur për sigurinë e punëtorëve, ai tha se përgjegjës për këtë është inxhinieri i ndërtimit.

“Në situata të këtilla, inxhinieri që është përgjegjës për punishten, duhet të hartojë politika për sigurinë në punë të punëtorëve. Pra, duhet të marrë parasysh masat e shtuara të sigurisë, kriteret, vështirësitë në punë. Pra, pse nuk përmbushen këto? Unë ju thash edhe në fillim se këto nuk përmbushen prë arsye të kostos së rritur të investitorit. Në shumicën e rasteve investitorët pak hezitojnë të japin më shumë para për sigurinë në punë. Nuk janë vetëm rrobat, nuk janë vetëm këpucët, nuk është vetëm helmeta, janë shumë gjëra tjera që duhet marrë parasysh gjatë punës”, tha Grajçevci.

Për më tepër informacione rreth temës së sigurisë së punëtorëve dhe mundësitë e kompensimit gjatë dëmtimeve në punë, ndiqeni episodin e sotëm të serialit “Robin Hud” me fillim nga ora 12:05 në TV21, produkt i një bashkëpunimi mes kolegëve gazetarë nga i gjithë Ballkani Perëndimor.