Në vend se ta luftojë ekonominë gri, Qeveria po e stimulon atë me tatimin solidar që nuk është aspak solidaritet por, hajdutllëk thotë Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE. Ligjin për tatimin solidar e quan dështim ekonomik me të cilin qeveria dëshiron të përfitojë për vete në kurriz të kompanive.
“Qeveria e keqpërdori flamurin europian për të sjellë ligj me të cilin kompanitë nga të gjithë sektorët dhe jo vetëm kompanitë nga sektori energjetik ashtu siç është kudo në Europë ta paguajnë këtë tatim. Qeveria nuk është e solidarizuar me biznesin dhe kjo vërtetohet nga buxheti i vitit 2023 se si harxhohen paratë e tatimpaguesve”, tha Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.
Njëjtë kundër ligjit për tatimin solidar janë edhe nga OEMVP. Drejtori ekzekutiv, Durim Zeqiri thotë se vlera që do të akumulohet nga tatimi solidar nuk është vlerë e madhe që mund të kryejë ndonjë punë në aspektin social, e jo më në atë ekonomik.
“Të dhënat zyrtare tregojnë se qindra miliona euro janë borxhe të pakthyera të subjekteve private ndaj shtetit të cilat nuk janë shlyer dhe mendojmë se ajo vlerë është më e madhe se ai 70 milionëshi që pritet të grumbullohet nga tatimi solidar”, theksoi Durim Zeqiri, drejtor ekzekutiv OEMVP-së.
Ky ligj do të sjellë më shumë efekte negative se sa pozitive thotë Zeqiri, ndërsa shton se me tatimin solidar Qeveria jep mesazh se mund të penalizojë bizneset por edhe qytetarët në mënyrë retroaktive.
