Profesoresha e Fakultetit të sigurisë, Svetllana Nikolloska ka analizuar çdo informacion për vrasjen e dyfishtë, të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe të 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovskit.
Duke u ndalur te shfrytëzimi i dytë veturave për të kidnapuar Vanjën, Nikolloska thotë se ajo është e paramenduar, pasi e para ka qenë më e lartë dhe e ka fshehur veturën e dytë ku ka qenë vajza.
“Shumë është me rëndësi të konstatohet motivi, por është shumë me rëndësi të konstatohet edhe lidhja e të dyshuarit me kryerësin. Sipas deklaratave të deritanishme, ka pasur lidhje. Vanja është zgjedhje e paramenduar e viktimës, nuk është e rastësishme, por duhet të konstatohet motivi. Nga ajo çfarë u prezantua në publik, nga të gjitha hetimet, nga incizimet, mund të shihet se këtu është vetura që është në pronësi të personit nga Velesit, kurse personi është denoncuar si i zhdukur. Ajo veturë duke u ngasur është sjellë në Shkup, dikush duhej të kishte informacion se në cilat rrugë nuk punojnë sejf-siti në Shkup. Njëri rast është në Veles, dhe për të punon policia e Velesit. Ai automjet ndoshta ka shkuar edhe nëpërmjet rrugëve të vjetra, por në Shkup ka ardhur në qendër. Nga qendra është marrë vajza. Pas kidnapimit të Vanjës tashmë janë dy vetura. Vetura e parë është më e lartë, dhe kjo është me paramendim. Atë çfarë duhet ta bëj policia, është se duhet të konstatohet në bazë të të gjitha kamerave, nëse ka në vetë objektin, nëse vajza ka dalë nga ndërtesa apo vepra është kryer në ndërtesë. A është ndërmarrë në ndërtesë diçka që të merret nën kontroll vajza. Nuk është ajo fëmijë i vogël që ta vjedhësh dhe të ikësh. Bëhet fjalë për vajzë 1.75 centimetra. Duhej ndokush të përdorte forcë, a është sulmuar, a është vendosur diçka që t’ia humb vetëdijen, në çfarë mënyre është paketuar dhe si është nxjerr nga ndërtesa”, tha Nikolloska në ClickPlus në TV21.
