Nuk do të rritet çmimi i bukës

TË FUNDIT

Nuk do të rritet çmimi i bukës, tha kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE), Goran Gjorgjievski. 

Siç theksoi në konferencën për shtyp, çmimi i grurit është stabil, ndërsa nuk ka luhatje as në vajin e lulediellit të papërpunuar.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me masat e reja të mundshme të qeverisë, Gjorgjievski theksoi se biznesi nuk është për ngrirjen e marzheve, por për formimin e çmimeve të tregut. 

Sipas tij, duhet që në mënyrë të vazhdueshme të zbatohet Ligji për praktikat e padrejta tregtare.

Sa i përket pagës minimale, Gjorgjievski theksoi se duhet të ketë ekuilibër të qëndrueshëm kur bëhet fjalë për pagat. Rritja e pagës minimale, tha, ndikon në rritjen e të gjitha pagave të tjera. 

“Problemi nuk është biznesi, por administrata. Duhet të mësojmë se duhet të punojmë që të marrin pagë. Duhet të krijojmë situata të punës në shoqëri”, theksoi kryetari i LOE-së. 

Ata që janë të cilësisë së mirë në sektorin privat marrin paga të shkëlqyera, beson Gjorgjievski, ndërsa ata që nuk janë të kënaqur largohen.