NUK DO TË KETË ULJE TË ÇMIMEVE TË DERIVATEVE, NGA MESNATA ÇMIMIN E NAFTËS POMPAT E VENDOSIN VET

TË FUNDIT

Sonte nga mesnata tregtarët e naftës do të mund vet t’i caktojnë çmimet e derivateve. Kryetari i KRRE, Marko Bislimoski paralajmëroi se nuk do të duhej të ketë rritje shokuese të çmimeve. Ai pret që të hënën e ardhshme KRRE  ta sjellë metodologjinë e re.

“Nuk pres që tregtarët të bëjnë aventurë dhe të shkaktojnë prej nesër rritje shokuese të çmimeve. Nëse hyjnë në një aventurë të këtillë, gjatë miratimit të metodologjisë së re, ne do ta kemi parasysh sjelljen e tillë të tregtarëve. Por, unë jam në komunikim me ata dhe nuk pres ta shfrytëzojnë këtë vakum”, theksoi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE.

Por edhe me sjelljen e metodologjisë së re, qytetarët nuk mund të presin as ulje të çmimeve. Bislimovski thotë se tregtarët duhet të kenë profit që të mos vijnë në situatë të pësojnë humbje. Ai tha se ne kemi naftën më të lirë në Evropë.

“Tregtarët e shtetit tonë,  në fakt janë kompani maqedonase të cilat punësojnë shumë njerëz, këto janë kompani të cilat kompanive që transportojnë naftë u mundësojnë të ardhura dhe profit. Ne duam që edhe këto kompani të kenë profit, por ky profit të jetë në suazat e normales”, potencoi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE.

Pas sjelljes së metodologjisë së re, çmimet e reja do të formohen sipas çmimeve të bursave botërore, ndërsa do të merret parasysh kursi mesatar i dollarit që e publikon Banka Popullore, shpenzimet që i kanë tregtarët gjatë importit, shpenzimet për transport nga vendi i blerjes deri te depot, shpenzimet  nga depot deri te pompat e benzinës si dhe marzha e cila u takon për të realizuar  profit. Ligjin e ri pas sjelljes në Kuvend, nuk e nënshkroi ish presidenti Ivanov, ndërsa tani ky ligj do ta kalojë procedurën e njëjtë dhe më pas pritet të nënshkruhet nga presidenti i ri Stevo Pendrovski.

Përgatiti: Aleksandra Velinova