Nuk do të ketë karantinë për Tetovën dhe Gostivarin, tha Filipçe

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një dalje për media foli për situatën epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut. Ndër të tjera ministri Filipçe bëri të ditur se tani për tani nuk do të ketë karantinë për Tetovën dhe Gostivarin. Sipas tij një masë e tillë do të ishte shumë e ashpër.

“E shqyrtuam me kolegët dhe një pjesë e ekspertëve edhe këtë çështje, tani për tani jo, kjo masë do të ishte shumë e ashpër, aksentin po e vendosim tek vaksinimi”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Kujtojmë që ditëve të fundit, Tetova dhe Gostivari kanë shënuar rritje të numrit të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19./TV21