Nuk do të anulohet Australia Open

TË FUNDIT

Gazetari Hoze Morgado sot në Tuiter citon deklaratën e shefit të Gren slemit Australia Open, Kreg Tajli për shtyrje të mundshme të turneut për shkak të një rasti me koronavirus tek një i punësuar në hotelin në karantinë në Melburn.

Sipas burimit, askush nuk do ta shtyjë Australia Open dhe ai do të fillojë me kohë, më 8 shkurt. Të gjithë gjashtë turnetë që mbahen në Melburn këtë javë do të vazhdojnë. Me reshje të shiut që priten të premten në Australi, disa ndeshje do të zhvendosen në terrene të mbyllura.

Tajli gjithashtu tha se disa lojtarë do të duhet të luajnë nga dy ndeshje në ditë në mënyrë që t’i përfundojnë turnetë e filluara. Për momentin në rrjedhë janë negocitat me ATP dhe VTA për mundësinë për ndryshim të formatit të lojërave me qëllim që të përfundojnë me kohë turnetë. Sa i përket kupës së ATP-së, orari i tij thjeshtë do të zhvendoset një ditë, ndërsa finalja është caktuar për të dielën, më 7 shkurt.

Në dhjetë orët e fundit 560 njerëz kaluan teste të koronavirusit, përfshirë rreth 160 pjesëmarrës të Australia Open. Tajli sqaroi se asnjë rezultat pozitiv nuk do të mjaftojë për shtyrje apo anulim të turneut.

Megjithatë, nuk ka vërtetim për këtë informatë në ueb-faqen zyrtare të Australia Open.

Të mërkurën, më 3 shkurt, të gjitha ndeshjet e tenisit në Australi u anuluan pasi që u morr vesh për testin pozitiv për koronavirus tek një i punësuar në hotelin në karantinë.

Gren slemi Australia Open do të luhet në Melburn prej 8 deri më 21 shkurt.