NP “UJËSJELLËSI” BINDET PËR PUSETAT E PA MBROJTURA, PAS KRONIKËS SË TV21 PREMTOJNË ZGJIDHJEN E PROBLEMIT

TË FUNDIT

Ky është njëri nga gypat kryesor që furnizon Shkupin me ujë të pijshëm.

Ky gyp ndodhet brenda kësaj pusete, e cila është e pa mbrojtur. Kapak nuk ka, ndërsa vendi aty afër është i mbuluar nga mbeturinat.

Pak metra më larg është edhe puseta tjetër për të cilën para disa ditëve raportoi TV21.

Ndërmarrja Publike Ujësjellësi me të para lajmin, reagoi  duke  mohuar se pusetat janë në gjendje të tillë. Por ne i morëm në vendngjarje për t’i parë pusetat nga afër. Kur i panë ndërruan mendje.

“Pas storjeve të TV21 për dy pusetat që gjenden në mes të fshatit Kondovë dhe Sfillare, sot erdhëm bashkë me përfaqësuesit e Ujësjellësit për të parë gjendjen e tyre”, Afrim Jonuzi, gazetar.

Drejtori i sektorit për eksploatim dhe mirëmbajtje në NP Ujësjellësi, Zharko Ivanoviç, konfirmoi gjendjen e dy pusetave. Ai premtoi se deri në fund të javës ato do të pastrohen dhe do të mbyllen me kapakë.

“Pas raportimit të televizionit tuaj, me të vërtet puseta është pa kapak dhe ka një papastërti mbeturina brenda. Gjithsesi se do të marrim masa do t’i pastrojmë pusetat dhe do të vendosim kapakë. 01 15 Po me një kohë shumë të shkurt do t’i vendosim kapakët dhe do të bëjmë pastrimin e pusetave,  mendoj se deri në fund të muajit do të bëhet”, theksoi Zharko Ivanoviç NP “Ujsjellësi dhe Kanalizimi”.

Ivanoviç tha se kjo gjendje nuk ka dëmtuar aspak cilësinë e ujit. Ndryshe fshatrat Sfillare dhe Kondovë janë vendet e para përmes së cilave kalon traseja e ujit që buron nga fshati Rashçe dhe furnizon gjysmën e qytetit të Shkupit me ujë të pijshëm. Por Ivanoviç bënë apel për banorët që janë afër pusetave që të kenë kujdes me hedhjen e mbeturinave.

Përgatiti: Afrim Jonuzi