NP “Higjiena Komunale” pastroi xhamitë në Shkup

TË FUNDIT

NP “Higjiena Komunale” – Shkup realizoi aktivitete për larjen e objekteve më të mëdha fetare islame në territorin e qytetit të Shkupit.

Me përdorimin e tre autocisternave dhe një automjeti special komunal – VAP, u bë larja e oborreve dhe rrethina e afërt e xhamive: Murat Pasha dhe Mustafa Pasha në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, Jahja Pasha në Çair, Isa Beu në Bit Pazar, xhaminë Duqanxhik, Husein Shah në Saraj dhe të tjera.

Me këtë rast, drejtori i NP “Higjiena Komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani dhe myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili, sot iu drejtuan besimtarëve myslimanë para xhamisë Mustafa Pasha.

”Në prag të festës së madhe myslimane Fitër Bajramit, ekipet e NP ‘Higjiena Komunale’ – Shkup edhe këtë vit zhvilluan aktivitete të përforcuara për pastrimin e objekteve fetare islame. E shfrytëzoj këtë rast të gjithë besimtarëve myslimanë të ua uroj festën e ardhshme me shpresë që të gjithë së bashku përmes sjellës së përgjegjshme dhe të kujdesshme do të kontribuojmë për mirëmbajtjen e higjienës dhe pastërtisë në objektet tona fetare dhe në këtë mënyrë do ta mbrojmë shëndetin tonë dhe shëndetin e familjeve tona”, tha drejtori i NP “Higjiena Komunale”- Shkup, Abdusamed Shabani.