Noizy: Nuk jam në arrati, por po ndjek rrugët ligjore për të dëshmuar pafajësinë time

TË FUNDIT

-Nuk kam gisht fare, zero, thotë këngëtari Noizy për rrahjen në Pejë, për çka edhe kërkohet nga autoritetet e Kosovës, përcjell TV21. Ai thotë se nuk është në arrati, por që po përpiqet të dëshmojë pafajësinë e tij.

“Sa më lart dua të bëj me dije edhe garantoj këdo dhe çdo institucion se kurrësesi nuk jam në arrati apo sfidim ndaj drejtësisë, por po ndjel rrugën ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur kurthin e padrejtësisë ndaj meje dhe dhënë zgjidhje çështjes në bashkëpunim me organet e drejtësisë në Kosovë”, ka shkruar mes tjerash Noizy.

Ndryshe, edhe pse në kërkim nga organet e rendit në Kosovë, këngëtari pritet të performojë sonte në Shëngjin dhe në Shkodër./tv21.tv