Fituesi i Çmimit Nobel për Ekonominë, Kryetari i Shoqatës Botërore të ekonomisë dhe Profesor nderi në Universitetin Tsinghua, Eric Maskin, në një interviste për Grupin Mediatik të Kinës( CMG ),theksoi se hapja e Kinës dhe integrimi i saj në ekonominë globale dhe komunitetin shkencor ndërkombëtar, ka ndikuar fuqishëm në transformimin evendit, nga një shtet i varfër katër dekada më parë në një ekonomi me zhvillim tëshpejt dhe prosperitet.

Në këto 40 vite, Kina ka bërë përparime tëmahnitshme. Suksesi i Kinës ka disa faktorë kryesorë. Së pari, Kina zbaton ekonominë e tregut, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit. Përveç kësaj, hapja e Kinës dhe shfrytëzimi i tregjeve ndërkombëtare ka qenë një hap i rëndësishëm.

Duke folur mbi hetimet që po zhvillohen nga. SHBA -ja dhe disa vende të BE-së ndaj automjeteve elektrike të prodhuara nëKinë, Maskin u shpreh: “Unë gjithmonë mbështes fuqimisht tregtinë ndërkufitaredhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Nga këndvështrimi i tregtisë ndërkombëtare dhebashkëpunimit, mendoj se vendosja e barrierave tregtare do të kishte pasoja tëkundërta. Prandaj, nuk jam dakord me përdorimin e këtyre masave ndërhyrëse.Shpresoj që këto tarifa do të anullohen në fund, në mënyrë që të rikthehemi në tregëtinë e lirë.

