Njëzet vjet nga demonstratat e 5 tetorit në Beograd dhe rënies së Millosheviqit

TË FUNDIT

Sot bëhen 20 vjet nga demonstratat e mëdha në Beograd më 5 tetor të vitit 2000, të cilat përmbyswn regjimin e Sllobodan Millosheviqit, por kremtimi zyrtar i përvjetorit nuk është njoftuar nga partitë politike që morën pjesë në organizimin e demonstratave.

Demonstratat në Beograd shpërthyen pasi Millosheviqi refuzoi të njohë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në RS të Jugosllavisë. Në zgjedhjet e 24 shtatorit të vitit 2000, Millosheviqi humbi nga kandidati i opozitës Demokratike të Serbisë (ODS) dhe lideri i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS), Vojisllav Koshtunica.

Më 5 tetor, protestuesit mbërritën në hapwsirwn përpara Asamblesë Federale të atëhershme, ndërsa sot Kuvendi Kombëtar nga e gjithë Serbia, në kolona automjetesh, autobusësh dhe kamionësh duke përdorur edhe buldozherë për të thyer bllokadat e policisë.

Më herët gjatë ditës, policia përdori gaz lotsjellës për të parandaluar protestuesit të hynin në Asamble, por pa rezultat. Ndërtesa e Asamblesë u shemb dhe u dogj, ashtu si ndërtesa e RTS-së.

Policia shpejt ndaloi së rezistuari dhe iu bashkua qytetarëve.

Në mbrëmjen e 5 tetorit të vitit 2000, presidenti i ri i RFSJ-së, Vojisllav Koshtunica iu drejtua qytetarëve nga tarraca e Asamblesë së Qytetit të Beogradit dhe të nesërmen më 6 tetor, Millosheviqi pranoi humbjen në zgjedhje dhe uroi Koshtunicën.

Një person u vra dhe një tjetër vdiq ng sulmi kardiak dhe të paktën 65 u plagosën në demostratat.

Pjesëmarrësit e atëhershëm në regjimin e Sllobodan Millosheviqit, sot përsëri zënë pozitat më të rëndësishme në Serbi.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ishte ministri i Informacionit, ish zëvendëskryeministrja Maja Gojkoviq ishte deri pak kohë kryetare e Kuvendit të Serbisë, një nga themeluesit e të majtës jugosllave “JUL”,  Aleksandar Vulin është Ministri i Mbrojtjes, ndërsa Ivica Daçiq, sot është ministër i Punëve të Jashtme.

Vojislav Koshtunica i cili u zgjodh president i RSFJ-së u tërhoq nga politika, ndërsa kryeministri Zoran Gjingjiq u vra më 12 mars të vitit 2003, përpara ndërtesës së qeverisë serbe.

Slobodan Millosheviq bëri vetëvrasje në vitin 2006 në burgun e Hagës duke qenë nën akuzën për krim ndaj njerëzimit dhe gruaja e tij dhe ish-kryetarja e “JUL”, Mirjana Markoviq vdiq më 14 prill të vitit 2019 në Rusi dhe u varros pranë burrit të saj në Pozharevcë. ob/bs