Tripunovski fare nuk e njeh procedurën e as problematikën, thotë njeriu i parë i Agjencisë për ushqim dhe veterinari, Nikollçe Babovski. Si përgjigje për pohimet e Cvetan Tripunovskit, nga VMRO-DPMNE, se nëpër raftet e marekteve ka jogurt proteinash në të cilët ka prani të aflatoksinës. Babovski thotë se kjo është vetëm përpjekje për mbledhjen e pikëve të imëta politike duke keqpërdorur ndjenjat e qytetarëve. Gjithashtu theksoi se deklarata e tij e sotme nuk është përgjigje për manipulimet e Tripunovskit, por shpjegim për qytetarët që ata të jenë të sigurt se në raftet e marketeve dhe shitoreve gjithçka është e sigurt dhe e kontrolluar nga institucionet.
“Jogurti i përmendur probiotik e jo nga proteinat, siç thotë Tripunovski, kishte dy dërgesa nga 7 mijë e diçka kilogram. Që të dyja dërgesat, duke pasur parasysh se vijnë nga një vend fqinj, për të cilin AUV tashmë ka nxjerrë urdhër për mbikëqyrje të përforcuar inspektuese, janë kontrolluar dhe është konfirmuar prania e aflatoksinës mbi nivelin e lejuar, por kontrolli është bërë në deponë ku importuesi e deponon atë produkt dhe ata nuk kanë arritur fare nëpër marketet e vendit tonë. Produkti tashmë është kthyer në vendin e origjinës”, tha Nikollçe Babovski, drejtor i AUV.
Për qumështin e papërpunuar të blerë nga fermerët e qumështoreve nga Maqedonia, Babovski thotë se është konfirmuar prania e aflatoksinës me të ashtuquajturin test të shpejtë e më pas është bërë edhe test konfirmues nga ana e Fakultetit për mjekësi të veterinarisë i cili ka qenë negativ për aflatoksinë.
Por nga VMRO-DPMNE nuk ndalen me akuza. Kërkojnë që Prokuroria të hapë lëndë.
“Agjencia pret që VMRO-DPMNE t’i kap në flagrancë, andaj më pas si analistë të konstatojnë se po kjo ka ndodhur, por ja tani po veprojnë. Gjendja faktike është se nuk dimë nëse veprojnë, pse nuk është publikuar se qumështi është kthyer, e as që është shkatërruar. Në vend që të pret, Drejtori i AUV menjëherë të japë dorëheqje, ndërsa PP të hapë lëndë”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Dje Tripunovski nga VMRO-DPMNE akuzoi se një jogurt proteinash nga Serbia dhe qumështi nga qumështoret vendase me prani të madhe të aflatoksinës gjendet në raftet e marketeve vendase.
