Njerëzit nga Afganistani janë në qëndrim të përkohshëm në vend

TË FUNDIT

Qeveria është përfshirë në një operacion të madh humanitar botëror dhe qytetarët duhet të jenë krenarë në atë veçanërisht sepse u ndihmon njerëzve të cilët janë një situatë të rrezikut për jetë si grupi i parë i cili mbërriti nga Afganistani, deklaroi sot zëdhënësi qeveritar Dushko Arsovski, duke e komentuar deklaratën e liderit të opozitës se është kundër vendimit këto qytetarë të akomodohen në vend.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Arsovski tha se  nuk bëhet fjalë për refugjatë, por për njerëz të cilët kanë punuar në organizata ndërkombëtare dhe të cilët janë në qëndrim të përkohshëm në vend.

“Me të gjithë kapacitetin janë kahëzuar të gjitha forcat e institucioneve në shtet t’u ndihmohet këtyre njerëzve të cilët nuk janë refugjatë, por janë njerëz të punësuar në organizata ndërkombëtare dhe të cilët vijnë në Maqedoninë e Veriut  për një periudhë të caktuar  derisa të rregullohen të gjitha dokumentet për vazhdimin e tyre deri në destinacionin përfundimtar – SHBA ose në vendet e treta”, nënvizoi zëdhënësi qeveritar në konferencën e rregullt për shtyp në Qeveri.