Kryeepidemiologu amerikan, Entoni Fauçi deklaroi se njerëzit do të duhet të mbajnë maska edhe disa muaj për t’iu shmangu koronavirusit derisa është duke vijuar vaksinimi.
Fauçi për televizionin Ej-Bi-Si deklaroi se pasi do të vaksinohen prej 75 deri në 80 për qind e popullatës, niveli i virusit në bashkësi mund të zvogëlohet pas çka disa masa të rrepta për shëndet publik do të mund të lehtësohen.
Megjithatë, epidemiologu shtoi se çdo relaksim i masave të sigurisë duhet të bëhet “me kujdes dhe gradualisht”.
Ai theksoi se SHBA-ja i kanë dakorduar 600 milionë dozave të vaksinës, që është e mjaftueshme që të gjithë të vaksinohen me dy doza deri në korrik.
