Një aksident ka ndodhur dje në mesditë në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku e dyshuara femër, derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore kishte humbë kontrollin mbi mjetin dhe ishte rrokullisur.
Ndërkohë, policia bën të ditur se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e veturës femër kosovare dhe dy pasagjerë, prindër të saj.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe rreth orës 20:05 njëri prej pasagjerëve viktima femër kosovare ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve.
