Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 319 raste të tjera me COVID-19, ndërkohë edhe një person ka ndërruar jetë, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend është rritur në 206.935 dhe numri i të vdekurve në 3.181.
Në gjithë vendin janë shëruar 221 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 198.484
Raste aktive aktualisht janë 5.270, ndërsa dhjetëra persona të infektuar po vazhdojnë trajtimin në spital.
Në Shqipëri janë kryer edhe 3.843 testime të reja dhe deri më tani janë kryer gjithsej 1.452.061 testime për personat e dyshuar me koronavirus.
