Një tërmet i fuqishëm e ka goditur sot Turqinë.
Tërmeti, me lartësi prej 5.7 të shkallës Rihter është regjistruar në orën 21:28, njofton Instituti Euro-Mesdhetar.
Epiqendra u raportua 90 kilometra në juglindje të Erzincan dhe 138 kilometra në jug të Dijarbakir, në Turqinë lindore.
Ndërkohë, deri më tani, nuk është raportuar asnjë viktimë ose person i lënduar.
