Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter goditi krahinën e Queensland, e cila është e vendosur në veri të Australisë.
Tërmeti ndodhi në 13:38 sipas kohës lokale. Departamenti i Meteorologjisë e Australisë tha se nuk kishte asnjë rrezik për cunami.
Qendra për Mbrojtjen Civile të Queensland ka thënë se ata nuk kanë pasur ndonjë telefonatë urgjence për ndihmë.
Agjencia për Gjeologjia e Australisë konfirmoi se tërmeti ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash, 110 kilometra larg nga bregu,raporton (AA).
Përveç kësaj, Australia është goditur nga një tjetër tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter i cili goditi më 30 korrik. Në atë kohë ajo ka shkaktuar më shumë dëme dhe për fat të mirë jo viktima.
