Një qytetar nga Shkupi vitin e kaluar ka realizuar dhe ka paraqitur 446 milionë denarë bruto. Bruto paga më e lartë vjetore në vitin 2022 e paguar është e një qytetari nga Shkupi në veprimtarinë tregti me shumicë me produkte të duhanit dhe arrin 144 milionë denarë, tregojnë të dhënat që i ka publikuar sot në konferencën për shtyp drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska.
Siç informoi drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska, të ardhura më të larta personale në bazë të punës së tyre ka paraqitur një qytetar nga Shkupi dhe arrin 280,6 milionë denarë në nivel vjetor, ndërsa të ardhurat janë realizuar jashtë vendit.
Në top 10 ndodhen avokatë, noterë, gastronomë, kultivues të drithit dhe bimët bishtajore dhe nga veprimtaria për prodhimtari të ambalazhit të letrës.
Të ardhurat më të larta nga shitja e produkteve bujqësore është në vlerë prej 18,9 milionë denarëve, ndërsa e ka realizuar një banor i Shkupit
Përfitimi më i lartë kapital vitin e kaluar arriti 173,4 milionë denarë, ndërsa është realizuar dhe paraqitur nga një qytetar i Shkupit, i cili ka shitur pjesë në shoqërinë tregtare, veprimtaria e së cilës është prodhimi i filmave, video-filmave dhe programeve televizive.
Dividenda më e lartë e paguar është në vlerë prej 229,6 milionë denarë të një qytetari nga Shkupi, i cili paraqitet si pronar i një pjese të kompanive, veprimtaria e të cilit janë spitalet.
