“Një punëtor humbi jetën në punë, familja u kompensua me vetëm 7 mijë euro” – profesori Florim Grajçevci thotë kjo është e “tmerrshme”

TË FUNDIT

Profesori Florim Grajçevci është mysafir në emisionin “Rubin Hud” që transmetohet prej orës 12:05 në TV21.

Duke folur për sigurinë e punëtorëve, ai tha se e di një rast kur edhe pse një punëtor humbi jetën në punë, familja u kompensua me vetëm 7 mijë euro.

“Është e dhimbshme. Unë kam pasur raste të tilla që mund të them se kam nxjerr jo lot, por gjak prej syve me dhimbje shumë të madhe. Pra, kur një njeri bie nga kati i pestë, humb jetën dhe merr dëmshpërblim 7 mijë euro. Kjo është qesharake, kjo është tmerr”, tha Grajçevci.

Për më tepër informacione rreth temës së sigurisë së punëtorëve dhe mundësitë e kompensimit gjatë dëmtimeve në punë, ndiqeni episodin e sotëm të serialit “Robin Hud” me fillim nga ora 12:05 në TV21, produkt i një bashkëpunimi mes kolegëve gazetarë nga i gjithë Ballkani Perëndimor.