Një punëtor humbi jetën derisa po punonte në lokomotivë

TË FUNDIT

Në hekurudhën ndërmjet stacionit hekurudhor “Agino sello” dhe stacionit hekurudhor “Delladrovc”, S.B. (51) nga fshati Konjare e poshtme, e Kumanovës, i cili po punonte në lokomotivë, dje ishte ndjerë keq, pas çka nga ana e S.D. (63) nga Kumanova ishte dërguar në stacionin policor “Milladinovc” ku nga mjeku i ndihmës urgjente mjekësore ishte konstatuar vdekja.

Siç bëri të ditur MPB, ngjarja ishte denoncuar dje në orën 11:10 në SPB Shkup, ndërsa kishte ndodh po të njëjtën ditë rreth orës 10:20.

Me urdhër të prokurorit publik trupi është dorëzuar në mjekësi ligjore për autopsi.