Një profesor i dyshuar për tentim përdhunim është vetëvra në burgun e Shutkës

TË FUNDIT

Një profesor nga Tetova i dyshuar për përdhunim të një vajze tetëvjeçare, dje rreth orës 16 është vetëvrarë në burgun e Shutkës në Shkup, konfirmuan për MIA-n nga burgu.

Profesori 61 vjeç është vetëvrarë në qelinë ku ka qenë i vendosur, ndërsa pasi është gjetur është konstatuar vdekja.

Ai ishte arrestuar në fund të shkurtit të këtij viti nën akuzë për tentim përdhunim të të miturës. Tentimin për përdhunim e ka denoncuar nëna e vajzës./MIA