Një polic vdiq nga plagët, pas trazirave në Kapitoll Hill

TË FUNDIT

Një anëtar i forcave policore vdiq nga plagët e marra në trazirat e shkaktuara dy ditë më parë nga mbështetësit e presidentit aktual amerikan, Donald Tramp në Kapitoll Hill në Uashington, kumtoi policia.

Polici Brajan Siknik është viktima e pestë në trazira, pasi më parë është publikuar se katër njerëz vdiqën kur mbështetësit e Trampit e sulmuan ndërtesën e Kongresit për të parandaluar që Parlamenti ta verifikonte fitoren e Xho Bjadenit në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Polici Siknik iu përgjigj trazirave të mërkurën, 6 janar 2021, në Kapitollin amerikan dhe u plagos përderisa ishte në përplasje fizike me protestuesit”, theksoi policia në kumtesën.