Një pjesëtar i NJSSH dëshmoi për rastin “Titanik”

TË FUNDIT

Sami Tërnoci nga Bujanoci i del në ndihmë mërgatës shqiptare për regjistrimin

Procesi i regjistrimit në Maqedoninë e Veriut i ka mobilizuar edhe mërgimtarët nga trojet shqiptare. Kështu është rasti me...

VIDEO/Momenti i tërmetit në Greqi, qytetarë të frikësuar

Janë publikuar pamjet e para nga tërmeti i fuqishëm që u regjistruar në Greqi. Shihet se lëkundjet ishin të mëdha,...

A u përmbush premtimi i BDI-së për subvencionim të pagave për shqiptarët në sektorin privat? Përgjigjen nga Qeveria

Miratimi i programit në seancën e Qeverisë, ku parashihet subvencionim i kompanive private për punëtorë mbi bazën e parimit...

Tërmet i fuqishëm godet Greqinë, ndihet në Shkup dhe Tiranë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Greqinë para pak minutash. Tërmeti me fuqi prej 5.9 ballë, është ndjerë edhe në...

Qeveria apel diasporës: Merrni pjesë në regjistrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dërguar apel deri te diaspora e vendit, që të marrin pjesë aktive në...

Në vazhdimin e gjykimit për rastin “Titanik” dëshmoi një pjesëtar i Njësitit për Sistemim të Shpejtë(NJSSH) në kuadër të MPB-së, i cili theksoi se në vitin 2011 ka qenë në pozitën e tim liderit dhe se ata kanë vepruar në nivel të shtetit, me këtë rast edhe në Ohër. Lidhur me zgjedhjet në këtë qytet në vitin 2011 ai deklaroi se nuk ka qenë i pranishëm atje.

“Urdhrat i kemi marrë me shkrim. Me detyrë në Ohër në vitin 2011 jam emëruar. Më parë kam qenë në njësitin ALFA (2004-05), na dërgonin si ndihmë nga NJSSH”, deklaroi pjesëtari i NJSSH-së.

Në seancat e mëparshme kanë dëshmuar edhe pjesëtarë të tjerë të MPB-së, të cilët në vitin 2013 janë sistemuar në Ohër, para zgjedhjeve lokale.

Paraprakisht në seancën e sotme për rastin dëshmuan gazetarë të mëparshëm të televizionit A1 për aferën “Listat” nga viti 2011.

Dëshmitari, Mlladen Çadikovski, si kryeredaktor i televizionit A1 në vitin 2011, pak para zgjedhjeve mori lista me emra të njerëzve, (një pjesë prej tyre funksionarë, një pjesë votues) në partinë politike VMRO-DPMNE, dhe se së bashku me koleget Sashka Cvetkovska dhe Natasha Stojanovska kanë mbajtur kolegjium ku u vendos të hetohet afera “Listat”.

“Filluam të hulumtonim, nuk deshëm vetëm ashtu t’i publikojmë dokumentet. Materialet i xhiruam me ton përmes telefonit. Iu paraqitëm njerëzve nga listat, u prezantuam si pjesë e Qendrës për komunikime të VMRO-DPMNE-së dhe përgjigjet ishin në drejtim që i përshkruante në lista”, deklaroi Çadikovski.

Ai njëherit në dëshminë e tij shtoi se ato materiale i parashtruan për procesim në PTH, por se ai nuk ishte thirrë për të dëshmuar. Në pyetjen e të akuzuarës Gordana Jankullovska, nëse në lista ka qenë ndonjë nga të akuzuarit, dëshmitari Çadikovski, tha se jo.

Dëshmitarja Sashka Cvetkovska, në dëshminë e saj u përqendrua në përmbajtjen dhe profilin e personave që ishin pjesë e listave.

“Listat përmbanin të dhëna, nga të dhënat e përgjithshme, numrat e telefonit dhe vendvotimet ku duhet të votojnë. Ata ishin persona që falë aparatit shtetëror morën pozita pune. Meqenëse morën privilegje nga partia, ata patën për obligim të sjellin 15 apo 30 vota varësisht në cilën pozitë ishin të punësuar në institucione. Më shpesh bëhej fjalë për persona udhëheqës”, deklaroi dëshmitarja Cvetkovska. Një pjesë e listave, siç theksoi ajo, ishin edhe nga persona nga institucionet edukative dhe shëndetësore.

Sipas aktakuzës për rastin “Titanik” si të dyshuar për vepra të ndryshme penale lidhur me financim joligjor të partisë politike VMRO-DPMNE dhe për shkelje të proceseve zgjedhore në vitin 2011 dhe 2013 janë të dyshuar 20 persona. Në mesin e tyre janë edhe ish-funksionarët e lartë të VMRO-DPMNE-së, Gordana Jankullovska, Mile Janakieski, Martin Protugjer, Ilija Dimovski dhe të tjerë.

TË NGJAJSHME