Masat dhe rekomandimet qeveritare për uljen e shpenzimeve të shfrytëzuesve buxhetorë nuk i drejtohen AOGJSH-it, as kanë të bëjnë ndaj dikujt personalisht. Në to janë dhënë këshilla çfarë duhet të bëjnë institucionet e pushtetit qendror dhe lokal, ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për dokumentin që e publikuan mbrëmë përfaqësues të AOGJSH-it në një emision televiziv, Bytyqi theksoi se tani, në kushte krize, nuk ka nevojë të kalkulohet.
“Kjo është për të gjithë, për të gjithë sektorin publik. Në periudhë krize nuk është periudhë kalkulimi. Atje janë dhënë këshilla se çfarë duhet të bëjnë edhe në pushtetin qendror edhe në pushtetin lokal dhe ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare. Nuk ka të bëjë personalisht ndaj dikujt. Gjithçka është një mënyrë kursimi në këtë periudhë. Ky nuk është dokument dhe nuk i drejtohet AOGJSH-it, shkon në drejtim të krijimit të metodologjisë dhe ligjit të pagave, kështu që, në mënyrë gjithëpërfshirëse do të jepen rezultatet”, deklaroi Bytyqi.
Kryetari i AOGJSH-it, Tërpe Deanoski, mbrëmë deklaroi se një pjesë të masave dhe rekomandimeve të Qeverisë për uljen e shpenzimeve të shfrytëzuesve buxhetorë në të cilat, përveç uljes së pagës me 10 për qind, ka disa pika të tjera, mes të cilave edhe uljen e punës jashtë orarit me mbi 20 për qind në MPB, në Agjencinë për Siguri Kombëtare (ASK), në Agjencinë e Inteligjencës, si dhe punë nga shtëpia me rotacione. Për sindikalistët janë të diskutueshëm, siç u theksua, dhe qëllimet e Qeverisë për të pezulluar ose shfuqizuar marrëveshjet kolektive.
