Pema ishte më shumë se 200 vjeçe
Kur një pemë e vjetër u rrëzua gjatë stuhisë, u bë një zbulim interesant.
Në rrënjët masive të drurëve u gjeten mbetjet skeletore të një të riu.
Sipas studiuesëve i riu në Irlandë kishte disa plagë. Por, adoleshenti nuk vdiq kohët e fundit. Sipas arkeologëve, adoleshenti vdiq rreth 1 mijë vjet më parë.
Arkeologët thonë se pema ishte më shumë se 200 vjeçe para se të rrëzohej nga një stuhi për të zbuluar skeletin.
“Kjo ishte sigurisht një situatë e pazakontë”, tha Dr. Marion Dowd nga Shërbimet Arkeologjike për Irish Times.
“Pjesa e sipërme e skeletit u ngrit në ajër i bllokuar brenda rrënjëve. Kockat e këmbës, megjithatë, mbetën të paprekura në tokë. Në mënyrë efektive kur pema u rrëzua, ajo e këputi skeletin në dy pjesë”, shpjegoi Dowd.
Analiza paraprake ka treguar se eshtrat ishin të një njeriu i cili ishte 17 deri 25 vjeç kur vdiq.
Sipas arkeologjisë irlandeze, trupi u varros në një varr të cekët dhe analizat e radiokarbonit tregojnë se kjo ndodhi diku midis viteve 1030 – 1200 pas Krishtit./21Media
.
