Një palestinez 15-vjeçar u vra në sulmin ushtarak izraelit

TË FUNDIT

Një adoleshent u vra në sulmin e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar, kumtuan shërbimet palestineze për shpëtim.

“Një djalë 15-vjeçar u qëllua në kokë”, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë në Ramallah.

Sipas ushtrisë, ushtarët arrestuan një të dyshuar për veprimtari terroriste në kampin e refugjatëve në Nablus. Gjatë operacionit, ushtarët u sulmuan nga çatitë aty pranë, ndaj të cilëve ata u kundërpërgjigjën, sipas kumtesës së forcave izraelite të sigurisë.

“Palestinezët hodhën blloqe guri nga ndërtesat ndaj trupave ushtarake. Ushtarët vunë re një të dyshuar që përpiqej të hidhte një objekt të madh mbi një ushtar dhe hapën zjarr”, kumtoi ushtria izraelite.

Ushtria kumtoi se, nuk kishte të lënduar apo viktima izraelite.